A do shpallet “non grata” Arben Ahmetaj? Rama: Zoti i paftë të gjithë

28 September 2022, 13:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do shpallet “non grata” Arben Ahmetaj? Rama: Zoti i paftë
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Kryeministri Rama, ditën e sotme është pyetur nga gazetarët nëse “distancimi” i Partisë Sociliste nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj po paralajmëron një hetim ndaj tij për çështjen e inceneratorëve apo një “non grata.”

Kryeministri duke mohuar zërat e distancimit, u shpreh se partia ka të drejtë të bëjë riorganizime sidomos kur ndodhen përballë një beteje të re. Sipas tij, çdo gjë po bëhet në kuadër të zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen në 2023.

'Këto janë ato përrallat që thashë dhe dje. Jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla. Është e drejta juaj, nuk di çfarë të them. Zoti i paftë të gjithë dhe Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka të vështirë të çajë në këtë botë ku sundon gënjeshtra.

Njerëzit që janë besnikë e kanë të vështirë të qëndrojnë qetësisht në këtë botë, ku të gjithë tregojnë një përrallë për çdo qëllim. Ne kemi të drejtë të bëjmë lëvizje administrative. Njerëzit janë aty, kanë lëvizur, lëvizin', tha Rama.

 


Video