“Çoi informacione te Meta për inceneratorët”, gazetari flet për krisjen Rama-Ahmetaj: Do thirret në SPAK

28 September 2022, 12:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çoi informacione te Meta për inceneratorët”,
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Arben Ahmetaj

Gazetari Denis Dyrnjaja, teksa ka folur për situatën politike në vend, është shprehur se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka ndodhur diçka.

Në një intervistë për Euronews, gazetari theksoi se përfiltet se krisja Rama-Ahmetaj ka ardhur pasi dyshohet se ky i fundit ka çuar informacione për inceneratorët te kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ka një çarje të fortë mes Ramës dhe Ahmetajt. I besoi detyrën më të rëndësishme, dhe portofole të rëndësishme me shumë para. Diçka ka ndodhur mes tyre. Flitet që Ahmetaj është njeriu që ka çuar informacion tek Meta për inceneratorët. Kjo është e paprovuar por përflitet shumë. Ahmetaj mund të jetë kurban i inceneratorëve. Së shpejti mund të jetë njëri nga njerëzit që SPAK do thërrasë. Por këto janë pikëpyetje që koha do i tregojë”- theksoi gazetari.


Video