'Jeni të mirëseardhur'/ Edi Rama u hap derën rusëve të vijnë në Shqipëri

28 September 2022, 14:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Jeni të mirëseardhur'/ Edi Rama u hap derën
Kryeministi Edi Rama dhe presidenti Vladimir Putin

Bileta të shitura të fluturimeve me aeroplanë, kolona me kilometra në kufij. Ikja e rusëve nga shteti i tyre pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm ushtarak nuk është proces i lehtë.

Gjeorgjia është një prej vendeve të pakta që u ka mbetur për të ikur. Në kufirin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, kolonat e makinave janë disa kilometra të gjata.

Ka raportime të pakonfirmuara se Rusia mund të mbyllë kufijtë për shumicën e burrave në Rusi. Kryeministri Rama është pyetur se a do ti pranonte rusët në Shqipëri dhe ai është përgjigjur pozitivisht.

Por cfarë do të ndodhë nëse rusët do të drejtohen edhe në Shqipëri?

“Janë të mirëseardhur në Shqipëri” tha Rama.


Video