Basha, takim informal në Elbasan: Berisha nuk duhet të kandidojë për kreun e PD-së

31 March 2022, 22:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha, takim informal në Elbasan: Berisha nuk duhet të kandidojë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet informale me mbështetësit e tij. Këtë herë, Basha është ndalur në Elbasan.

Në foton e siguruar nga Voxnews, pranë Bashës gjenden kryetari i degës së PD në Elbasan, Eugen Isaj, zv.kryetari Zamir Muzhaqi, si dhe personazhe me ndikim në këtë qytet si Qani Xhafa dhe Andi Mema. Të gjithë njihen si mbështetës të Bashës.

Gjatë takimit, Basha ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar, si dhe mos të kandidojë për kreun e partisë.

“Kam qenë i detyruar për të dhenë mesazhin e bashkimit të Partisë Demokratike, por i qëndroj faktit se non grata nuk dihet të jetë pjesë e grupit parlamentar apo të kandidojë për kreun e partisë”, mësohet të ketë thënë në takim Basha.


Video