Të mërkurën mblidhet online Asambleja e PS, 4 pikat e diskutimit

31 March 2022, 13:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të mërkurën mblidhet online Asambleja e PS, 4 pikat e diskutimit
Foto ilustruese

Të mërkurën në orën 17:00, Partia Socialiste do të mbledhë online Asamblenë Kombëtare të Partisë.

Në Asamble janë parashikuar 4 pika diskutimi.

1.          Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2.            Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3.            Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4.            Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim”, thuhet në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dërguar anëtarëve të asambleve të PS.


Video