Dorëzohet në polici ish-deputeti i PS, Alqi Bllako

31 March 2022, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëzohet në polici ish-deputeti i PS, Alqi Bllako
Alqi Bllako

Pas dorëheqjes një ditë më parë nga mandati i deputetit dhe pas vendimit të GJKKO për pranimin e kërkesës së SPAK për arrestimin, Alqi Bllako është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. 

Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.


Video