Foltorja dhe LSI ‘shkrihen’ në një në WhatsApp

31 March 2022, 17:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foltorja dhe LSI ‘shkrihen’ në një në WhatsApp

“Foltorja” dhe LSI po forcojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin mes tyre, aq sa po shkëmbejnë në grupet e medias së njëra-tjetrës edhe zëdhënësat.

Një prej veprimeve të para që ndërmori Komisioni i Rithemelimit pasi mori nën kontroll grupin e medias së Partisë Demokratike nw WhatsApp, shtoi në këtë grup punonjësit e zyrës së shtypit të LSI-së.

Borxhi iu kthye dhe Floriana Garo u bë pjesë e grupit të LSI-së nga Klajdi Bodlli.

Megjithatë, Rithemelimi i drejtuar nga Berisha ende nuk i ka marrë nën kontroll të gjitha kanalet zyrtare të komunikimit të Partisë Demokratike, duke filluar që nga faqja e internetit, faqja zyrtare në Facebook, apo kanaliz zyrtar në Youtube, të cilët vijojnë ta quajnë Enkelejd Alibeajn “Kryetar të Komanduar”.

 


Video