
Mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate dhe ironi. Protagoniste kanë qenë kryetarja e komisionit Jorida Tabaku dhe ministrja Belinda Balluku.
Debati kulmor ka qenë për shifrën 430 milionë eurosh që opozita pretendon se i kanë kaluar inceneratorit të Tiranës.
Ministrja për Infrastrukturën duke përdorur ironinë tha se kjo shifër është si puna e karrigeve të Pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta, duke kujtuar debatin e famshëm të delegatëve të Lulzim Bashës.
Balluku: S’më dilte kurrë kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt, ma lër fjalën. Me gjithë respektin për punën, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta.
Tabaku: Me 7X7= 42 ka shkuar njëri në burg. Ta shohim a do shkojë njeri tjetër në burg apo jo.
Balluku: Nëse merrni përsipër me qetësi olimpike dhe të flisnin për 430 mln në një mënyrë sikur këto i keni të kapura me presh vjedhjet. Por ky është abstragim.
Tabaku: S’e keni kuptuar.
Balluku: Mos e shtyp atë mikrofonin se e ke në dorë, por i bie që në ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani.
Ndërhyjnë deputetët e PD: Aty e ke mendjen ti.
Balluku: Aty e kam mendjen.