Ish-ministri Cani: Lefter Koka është rrëzuar në tokë, nuk më shkon ta sulmoj

21 February 2022, 15:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-ministri Cani: Lefter Koka është rrëzuar në tokë,

Shkëlqim Cani, ish-ministri i financave në qeverinë “Rama 1”  tha se pas miratimit të projektvendimit për inceneratorin e Elbasanit, ekipi që ai drejtonte në atë kohë kishte sugjeruar një formulë tjetër për nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, që nuk u ndoq nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Ish ministri, Shkëlqim Cani foli edhe për arrestimin e Lefter Kokës ku u shpreh se e kam bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë.

“E kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Ky ishte mendimi i ministrisë së Financave: të vihej në punë, të shihej eficienca, madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë eficiencën, jo Ministria e Mjedsit. Por këto janë çështje të negociatave”, tha ish ministri Cani.

 


Video