Komisioni për reformën territoriale, PS cakton bashkëkryetarin

21 February 2022, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Komisioni për reformën territoriale, PS cakton bashkëkryetarin

Deputeti socialist, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës territoriale.

Ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale u miratua pak ditë më parë në Kuvend.

Ky komision si dhe ai i Reformës Zgjedhore u kërkua nga Partia Demokratike. Në këmbim të tyre demokratët dhanë votat duke i bashkuar me socialistët për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Ndarja aktuale e territorit u miratua në vitin 2014. Në atë kohë Partia Demokratike braktisi punën në komision, ndërsa e cilëson si ndarje për pushtet në favor të socialistëve.


Video