“Ik dhe merr me vete Berishën, Metën dhe Bashën”, replika e Ramës: Mos më fut në atë thes

21 February 2022, 17:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ik dhe merr me vete Berishën, Metën dhe Bashën”,

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me një nga ndjekësit e tij në rrjetin social në Facebook.

Rama i është përgjigjur njërit prej tyre i cili i ka bërë thirrje që të largohet sa më parë dhe të marrë me vete, edhe Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Ndërkohë Rama i është përgjigjur se ai nuk ka lidhje me këtë kategori ku e kishte përfshirë qytetari.

Qytetari: Ke bërë shumë vepra qe nuk i mohojmë dot. Por, Shqipëria ka nevojë për ndryshim politik. Bën mirë të ikësh. Merr me vete edhe Berishën dhe Metën dhe Lulon.

Edi Rama: Maksim Xhafa gjithkush mund të mohojë çfarë të dëshirojë, kjo është liria, ashtu sikundër çdokush është i lirë të bëjë kërkesa që nuk plotësohen, po meqë të kam mik këtu në rrjet, pavarësisht se voton tjetër për tjetër, po ta them se në atë thes ku më ke futur nuk kam punë fare.

“Ik dhe merr me vete Berishën, Metën dhe Bashën”,


Video