“Askujt nuk i është hequr non-grata”, pse Berisha nuk mund të ketë fatin e dy ministrave turq

21 March 2022, 12:46Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Askujt nuk i është hequr non-grata”, pse Berisha nuk mund
Familja Berisha "Non Grata"

“Askujt nuk i është hequr non-grata”, ky është mesazhi që SHBA i përçoi disa muaj më parë ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka nisur një betejë në një Gjykatë në Francë, pasi u shpall njeri “i padëshiruar” për SHBA-në për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Në një studio televizive, Jozefina Topalli tha se 3 muaj më parë dy ministrave të Turqisë iu hoqën “non grata” nga shteti amerikan.

 “Nuk e dimë si do shkojnë zhvillimet. Mendoj se ka mundësi të hiqet ‘non grata’. Ishte rasti i ministrave turq që iu hoqë sanksionet. Ka ndodhur në vende të ndryshme, përse të mos ndodhë dhe këtu?” u shpreh ish kryeparlamentarja Topalli.

Në Turqi iu vendosën sanksione 2 ministrave dhe 3 drejtore ekzekutive/zyrtarë të lartë dhe janë hequr sanksionet prej zhvillimeve politike që përfshinë "botën Arabe"./Treasury

Kujtojmë se ka sanksionime/etiketime të tërhequra nga Treasury, pas çështjes së Zerra Sarrab  (2017) për korrupsion, por ata nuk kane qene kurrë pjesë e listës “non grata” nga Departament Amerikan i Shtetit.

Personat e shpallur “Non Grata” nga DASH fillojnë në 2018, me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla më pas ish deputeti Tom Doshi dhe familja e tij.

Përgjigja e Departamentit Amerikant të Shtetit kur u pyet për çështjen Berisha

Disa muaj më parë Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtetet e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

 “Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit?

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë  aplikuar për vizë më parë. I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar  të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e  Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Pra nga e gjitha kjo dalim në konkluzionin se ish kryeministrit Berisha nuk mund ti hiqet “non grata”, kjo pasi vendimi është marrë nga DASH dhe jo nga Departamenti i Thesarit./VOXNews.al


Video