E ftuar në emisionin Opinion, Ministrja e Financës, Delina Ibrahimaj bëri një deklaratë të çuditshme, kur u pyet për jetesën minimale në Shqipëri.
Ibrahimaj u shpreh se një shqiptar që fiton 130-140 euro në muaj, nuk quhet më i varfër.
Pyetje: Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë?
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj: Sa duhet të jenë të ardhurat. Ne nuk kemi një përllogaritje të saktë. Kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Nëse pyetja refereohet sesa duhet të gjenerojë një individ për të mos qenë i varfër, kjo shifer është tek 130-140 euro.
Në fakt, minimumi jetik në Shqipëri nuk është përllogaritur asnjëherë në Shqipëri, pasi është parë si mjet presioni ndaj qeverisë. I vetmi institucion që ka bërë një përllogaritje për minimumin jetik, është Avokati i Popullit. Sipas këtij institucioni, një shqiptar që të kapërcejë kufirin e mbijetesës duhet të paguhet 55 mijë lekë të reja në muaj.
Ndryshe mendon Ministrja Ibrahimaj, e cila thotë se 130 euro, ose afërsisht 16 mijë lekë, janë të mjaftueshme për të mos qënë i varfër. Koncepti i varfërisë është tepër i gjerë, por nese i shikon shqiptarët si afrikanë, atëherë edhe me atë pagë mund të jetohet.