Argëtohej me plumba, polici Taulant Balla qëlloi me armë për “Shën Valentin”

20 April 2022, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Argëtohej me plumba, polici Taulant Balla qëlloi me armë për

Detaje të reja nga arrestimi i efektivit të Komisariatit nr. 1, i cili u arrestua nga AMP dhe iu gjet arsenal armësh në banesë. Mediat shkruajnë se polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në "Farke te vogël" duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Polici Taulant Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në dite festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin në 14 shkurt.

Për këtë gjë banorët kishin bërë disa herë kallëzime në polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr, megjithatë organet nisën hetimet dhe prej disa javësh u mbajt në vëzhgim. Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh.

 


Video