Tentoi të dërgonte vjehrrën në Angli, dënohet me burg nusja e ish-policit Bilali!

20 April 2022, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të dërgonte vjehrrën në Angli, dënohet me burg
Në foto: Matilda Bilali, specialistja e krimeve, gruaja e ish- oficerit Arben Bilali

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë. BW shkruan se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi Bilalit i reduktohet në 3 vite e 4 muaj burg dhe konvertohet në shërbim prove.

Matilda Bilali sipas prokurorisë tentoi në janar 2020 t’i jepte ndihme vjehrrës të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe, e cila vendosi të largohej nga vendi pas vrasjes se 3 djemve. E moshuara Kumrije Bilali u ndalua në Rinas dhe ndërsa ishte nën hetim u vetehelmua të varret e djemve dhe ndërroi jete. Arben Bilalit me herët se të ekzekutohej i ishin vrarë dhe dy vëllezër të tjerë. Krahas Matilda Bilalit gjykata ka dënuar me shërbim prove edhe 3 oficerë të tjerë, Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.

Për vrasjen e 3 vëllezërve Bilali nuk ka asnjë të dënuar, ndërsa vijojnë të mbeten krime pa autor. Për vrasjen e Arben Bilalit u arrestua ‘i forti’ i Myslim Shyrit, Gjergj Cukali, por akuza për të u pushua pasi prova e ADN u cilësua e papërdorshme.


Video