Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori ishte në mjet me Reçajn

20 April 2022, 09:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori ishte
Në foto: 28 vjeçari i plagosur Edis Reçaj

Policia e Shkodrës identifikon autorin e plagosjes se 28 vjeçarit Edis Reçaj.  Pas deklarimeve te 28 vjeçarit por edhe këqyrjes së kamerave të sigurisë në bizneset e zonës policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, megjithatë emri i tij nuk është bërë publik për arsye hetimore.

Mësohet se autori dhe i plagosurit kanë qenë në një automjet kur është plagosur në këmbë. Nga burime policore bëjnë me dije se pasi e ka plagosur në këmbë (në gjurin e majtë) , i dëmtuari ka dalë nga mjeti dhe ka qenë vëllai i 28 vjeçarit që e ka çuar në spital.


Video