Asnjë humbje jete dhe vetëm 15 raste të reja në 24 orët e fundit

19 April 2022, 17:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asnjë humbje jete dhe vetëm 15 raste të reja në 24 orët

Asnjë humbje jete dhe vetëm 15 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se rastet e reja janë: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.

Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.


Video