“E bëri Elisi”, dëshmia e të arrestuarit: Kush është “skifteri” që grabiti postën në Kamzë!

19 April 2022, 12:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E bëri Elisi”, dëshmia e të arrestuarit: Kush
Në foto: Elis Suçi i cili akuzohet si bashkëpunëtori i grabitjes

Është arrestuar Algert Kurtin 20-vjeç, si autori që grabiti nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në qytetin e Kamzës. Po ashtu në kërkim është shpallur Elis Suçi i cili akuzohet si bashkëpunëtori i të arrestuarit.

Këta ditën e djeshme rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.

Pas arrestimit janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

 


Video