“Pas Diellës vjen Gjoni”, Rama zbulon avatarin e ri në prokurimet publike!

17 Nëntor 2026, 14:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Pas Diellës vjen Gjoni”, Rama zbulon avatarin e ri në

Kryeministri Edi Rama ishte sot në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar te rezultati, më shumë siguri e transparencë, më pak barrë ekonomike dhe eliminim të burokracive për institucionet dhe sipërmarrjen.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pas Diellës, së shpejti do të ketë dhe Gjon, i cili do të merret me një sërë procesesh prokurimesh

 

“Kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, i cili do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, që do të merret me një sërë procesesh prokurimesh. Besoj dhe dua të shpresoj që do të fitojë bindja se ka fitues me të drejtë dhe humbës me meritë. Humbësit do ti kontrollojnë një më një fletat e procesit. New York Times hapi debat për Diellën. Nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, po një proces që do ta ndjekin manualisht. Vendimmarrja do të jetë përsëri e njeriut”, tha kreu i qeverisë.

 


Video