
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, së bashku me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat ashtu si Shqipëria, janë në rrugën e anëtarësimit.
Forumi moderohet nga Suzanne Lynch, drejtuese e zyrës së Bloomberg në Bruksel, e cila gjatë diskutimeve ka ndërhyrë duke thënë se disa nga vendet anëtare të BE-së e janë bashkuar në union pa meritë, kurse të tjera si vendet e rajonit tonë, janë djegur nga kërkesat e vazhdueshme.
Ndërsa Edi Rama në përgjigjen e tij, deklaroi se Shqipëria do me çdo kusht të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duke premtuar se mund të mos jemi më përsosur, ama as të mërzitshëm si disa që janë aktualisht anëtar. Ky pohim u mbështet dhe nga Lynch.
Suzanne Lynch: Është e drejtë të thuhet me 27 anëtarësh, që disa prej vendeve janë djegur pak, sepse disa që janë anëtarësuar nuk luajtën sipas rregullave. Mendoj që pika maksimale e ndikimit është që BE bëhet katalizator për ndryshimin e vendeve, por që kur futen brenda pastaj, mund të shkelin rregullat.
Edi Rama: Po ideja është që para se të martohesh, çdo gjë duket shumë mirë dhe kur hyn pastaj, mund të dalë ndonjë gjë. Megjithatë, martesa është më mirë sesa të rrish pa martuar dhe unë di diçka për këtë, meqë jam martuar disa herë.
Kështu është. Por e mira është që ne nuk duam dhe nuk po kërkojmë alternativa. Duam të martohemi këtu, me Bashkimin Europian, me çdo kusht. Nuk shpëtoni dot prej nesh, na merrni brenda. Patjetër që nuk do jemi të përsosur, por as të mërzitshëm si disa që keni brenda.