Postoi foto nga protestat në Tiranë, Rama sulmon gazetarin irlandez: Klloun i propagandës ruse

16 Nëntor 2026, 20:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Postoi foto nga protestat në Tiranë, Rama sulmon gazetarin irlandez:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën "X", ku ka sulmuar gazetarin irlandez Chay Bowes, i cili sipas tij është sanksionuar sot nga Bashkimi Europian, duke e cilësuar si “klloun të propagandës ruse”.

Rama ka publikuar edhe dy postime të Bowes, ku ky i fundit ka shpërndarë pamje nga protestat në Tiranë. 

“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia.

Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

 


Video