Aksidenti tragjik në Gjermani, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën (FOTO)

17 Nëntor 2026, 07:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti tragjik në Gjermani, kush janë dy shqiptarët që

Një aksident i rëndë automobilistik në Gjermani u ka marrë jetën tre personave, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë nga Kosova. Ngjarja tragjike ndodhi të dielën pasdite në rrugën B311, pranë qytetit Erbach, në landin Baden-Württemberg.

Dy viktimat shqiptare janë identifikuar si Leart Morina nga Sopniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, të dy nga Komuna e Rahovecit.

Sipas mediave gjermane, në aksident u përfshinë gjithsej nëntë automjete. Dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer 26-vjeçar ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti tragjik në Gjermani, kush janë dy shqiptarët që

Nga përplasja mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, mes tyre një 26-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesi 18-vjeçar humbi kontrollin e automjetit gjatë një manovre parakalimi me shpejtësi të lartë. Fillimisht, makina e tij u përplas me disa automjete të tjera dhe më pas u përplas ballazi me një automjet që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ishte tepër e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke i kthyer automjetet në një grumbull rrënojash. Në vendngjarje ndërhynë forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe ekipesh të emergjencës. Për shkak të aksidentit, rruga B311 qëndroi e bllokuar për më shumë se 20 orë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të dy të rinjve shqiptarë është konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjeve Morina dhe Zeka. Ndërkohë, policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.


Video