Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e tij në Asamblenë e PS.
Përmes një statusi në faqen e vet mnë Facebook, Majko mohon të ketë folur për video erotike, por për “kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar”.
Reagimi i plotë Majkos:
NDJESE E DETYRUAR”…
Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!
Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar! në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika! në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga spak! asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”! i vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte muhamed veliu! fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!”
ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimn e organizuar!!! ndjesë për zhgënjimin!