Vdes në moshën 53-vjeçare ylli i muzikës “Dance”, Dario G

17 Qershor 2024, 19:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dario G, Paul Spencer

Producenti i muzikës “Dance”, Dario G, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Paul Spencer, ishte diagnostikuar me kancer rektal në fazën e katërt vitin e kaluar.

Dario G është autor i muzikave të famshme si “Carnaval de Paris” dhe “Sunchyme”.

“Ai ishte pozitiv deri në fund, por kjo ishte një betejë që nuk mundi më”, shkruan familja e tij në faqen e tij zyrtare në Instagram. “Ai ka lënë pas një trashëgimi të mrekullueshme muzikore dhe shumë kujtime të lumtura”.

Dhjetra muzikantë të njohur bënë homazhe në postimin e njoftimit të vdekjes në Instagram.

“Nuk kam fjalë”, shkruan dyshja e njohur “Phats & Small”. "Një nga djemtë e mirë, do të na mungosh shumë vëlla.”

“Një frymëzim i vërtetë, ai u solli gëzim kaq shumë njerëzve dhe do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”, shkruan Sigala.

"Paul më tha shumë herë gjatë vitit të kaluar: "Shko kontrollohu", kështu që unë po ia përcjell këtë mesazh kujtdo që e lexon këtë, pasi jam i sigurt se ai do të donte që ta bëja këtë”.

Ylli i muzikës "Dance", Sonique shtoi: "Pusho në paqe miku im. Do të na mungosh, kjo është e sigurt."

“Fli në paqe”, ka shkruar "K Klass", ndërsa Alice Deejay shkruan: “Do të na mungosh shumë”.


Video