FOTO/ Kundërshtarë në lojën e Big Brother VIP, Jul Deda i dedikon një postim Romeos!

17 Qershor 2024, 13:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Jul Deda dhe Romeo Veshaj

Jul Deda dhe Romeo Veshaj ishin dy nga pretendentët për çmimin e madh të “BBV”, mirëpo asnjëri nuk ia doli të fitonte pasi çmimin e madh e fitoi Egla Ceno.

Përgjatë rrugëtimit, dy aktorët kanë pasur përplasjet me njëri-tjetrin, por nuk kanë munguar as momentet e bukura. Një prej tyre e ka ndarë me publikun Juli.

”Përveç të tjerave, kishte edhe momente si këto”, shkruan Juli krah videos ku shfaqet duke kërcyer me Romeon.

Kujtojmë se pas përfundimit të “BBV”, Romeo nuk u shfaq në festën e ish-banorëve e madje as në Post BBV.

FOTO/ Kundërshtarë në lojën e Big Brother VIP, Jul Deda i

Nuk dihet sesi do vijojë marrëdhënia e tij me “Top Channel”, e se ku do e shohim në sezonin e ri televiziv.


Video