"Sa i lumtur dukesh"/ Ish-i i Oriola Marashit ngacmon Endri Çekiçin për Megi Pojanin (FOTO)

30 June 2022, 21:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sa i lumtur dukesh"/ Ish-i i Oriola Marashit ngacmon Endri
Megi Pojani, Endri Çekiçi, Eros Grezda dhe Oriola Marashi

Megi Pojani dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Endri Çekiçi janë kthyer në qendër të vëmendjes së medieve rozë, pasi dyshja duket se po kalon një romancë të bukur.

Çifti ende nuk e ka konfirmuar, por lidhja e tyre u kuptua nga detajet tek fotot e pushimeve në ishujt ekzotikë të Afrikës Lindore, ku ishin së bashku.

Por, duket se pushimet për ta kanë mbaruar për momentin dhe Megi dhe Endri i janë rikthyer jetës normale. Së fundmi, futbollisti ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga grumbullimi me Konyasporin për përgatitjet për sezonin.

Postimi ka marrë mijëra komente, ku shumë ndjekës e ngacmojnë Endrin për lidhjen me Megin. Mes tyre, nuk mund të mungonte një ngacmin dhe nga futbollisti Eros Grezda, i cili po ashtu dhe ai si Endri u përfol gjatë për lidhjen me Oriola Marashin, romancë e cila tashmë ka marrë fund.

"Sa i lumtur dukesh" - komenton Eros Grezda tek postimi i Endri Çekiçit dhe ky i fundit i përgjigjet me një emoji duke qeshur.

 



Video