Gjithçka për show. Vëllezërit Veshaj duket se janë të aftë për gjithçka për të fituar vëmendje. E ndërsa Donaldi e mori në Big Brother me tradhtinë Bora-Beatrix, Romeo në emisionin “Më lër të flas”.
Romeo është puthur në buzë me Olsi Bylykun, sigurisht për humor.
Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj që transmetohet të premten, por episodi është regjistruar disa ditë më përpara.
Në promon e emisionit të publikuar ditën e sotme Romeo dhe Olsi shihen duke u puthur në buzë, ndërsa reagimi i të gjithëve ishte pikërisht ky i Donaldit në foto:

Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.
Olsi dhe binjakët kanë treguar se njihen prej vitesh dhe kanë raporte shumë të mira shoqërore. Në intervista ata kanë treguar madje se kur ishin respektivisht pjesë e ‘Portokalli’ dhe “Al-Pazar’ shpesh shkruanin tekste për njëri-tjetrin.
View this post on Instagram