Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit, regjisore Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në një spital të Londrës, pasi vuante prej kohësh nga kanceri.
Ajo është përcjellë për në banesën e fundit, teksa homazhet janë mbajtur në Teatrin Kombëtar në Prishtinë për të nderuar jetën dhe veprimtarinë artistike të së ndjerës.
Në mesin e pjesëmarrësve, ishin dhe Robert Berisha, i cili ka shkruar disa fjalë prekëse në Librin e Kujtimeve për producenten nga Kosova.
“Vjosa jonë ma e mira, të fala kon do që e takon atje, e sidomos mamit Teutë, që t’ka dashtë shumë. Të dojmë shumë – Robert Berisha” shkruan këngëtari.
Kujtojmë që nëna e artistit u nda nga jetë në fillim të vitit 2021 pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
