“Unë këtu jam", Albano Bogdo ju bën ftesë vajzave: Paguani 700 euro për të kaluar pushimet me mua (Foto)

30 June 2022, 13:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Unë këtu jam", Albano Bogdo ju bën ftesë
Albano Bogdo

Aktori i humorit Albano Bogdo iu ka bërë një ftesë publike të gjitha femrave që e ndjekin në rrjetet sociale, për ta shoqëruar gjatë fundjavës në bregdet.

Aktori i humorit publikoi një video në profilin e tij në TikTok, ku shihet në një vend në breg të detit. Megjithatë vëmendjen e mori “oferta” e tij për vajzat. Albano shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.

“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua", thuhet në shkrimin e plotë të Albanos.

 



Video