Sherri për koncertet dhe pagesat/ Pasi e zhduku nga kënga, Dafina ia kthen “dhëmb për dhëmb” Taynës

30 June 2022, 21:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri për koncertet dhe pagesat/ Pasi e zhduku nga kënga, Dafina ia
Dafina Zeqiri dhe Tayna

Dy vite më parë, Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit. Pas atij momenti, vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar se kishin një raport më shumë sesa pune, duke qenë mike të ngushta.

Debatet e fundit kanë bërë që dy artistet e famshme të shkëpusin çdo marrëdhënie miqësie. Bëhet me dije se shkak për këtë prishje është bërë pikërisht axhenda e përbashkët që të dyja do të kishin përgjatë sezonit. Duke mos rënë dakord për datat, vendet, por edhe për pagesën, Tayna dhe Dafina kanë mbyllur kështu një raport të mirë miqësor dhe artistik.

Pavarësisht prishjes së miqësisë së tyre kënga e tyre vazhdon të luhet, por në koncertin e saj të fundit Tayna e zhduku Dafinën nga teksti. Në vend të “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”, ajo këndoi “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

Mirëpo, me të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe Dafina Zeqiri duke bërë të njëjtin veprim. “Kërkush mo, veç Dafina e Dafina”, ka qenë versioni i ri i këngës që këngëtarja ka kënduar në koncertin e fundit.



Video