Në resortin luksoz në Bali, Diola Dosti dhe partneri shijojnë pushimet: Të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit (Foto)

21 Prill 2024, 15:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Diola Dosti dhe partneri Erolld Belegu

Diola Dosti dhe partneri i saj Erolld Belegu po shijojnë pushimet në një nga resortet luksoze në Bali, Indonezi.

Çifti ka zgjedhur një nga vendet më të shtrenjta “Bulgari Resort”, ku çmimet për një natë arrijnë në më shumë se 1 mijë euro, raportojnë mediat rozë.

Me të mbërritur në destinacion, Diola dhe Erolldi nuk kanë ngurruar që të ndajnë për ndjekësit e tyre disa foto nga destinacioni që kanë zgjedhur për të pushuar.

Në resortin luksoz në Bali, Diola Dosti dhe partneri shijojnë

“Të mbështjellë në një ambient shumëngjyrësh dhe në perëndim, ne jemi të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të rrethuar nga eleganca, megjithatë është e qeshura jonë ajo që mbush vërtet ajrin. Një mbrëmje perfekte ku koha ndalon. Momente luksoze.”, shkruan Diola.

 

Video