Do të qëndrojë apo do të largohet nga Big Brother? Jetmiri merr vendimin pas propozimit të pazakontë

20 Prill 2024, 22:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jetmiri

Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga shtëpia, por tha se do vazhdojë të rrijë pa folur me banorët, vetëm në dhomën e rrëfimit.

“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.

Por “Vëllai i madh” nuk e pranoi vendimin e Jetmirit me “kusht”, pasi ai tha se do të qëndrojë por pa folur me banorët.

Kështu i mbeti në dorë Jetmirit për të vendosur të qëndrojë dhe të vijojë lojën normalisht, ose të largohet.

Pas këtij komunikimi ai tha se do vazhdojë dhe do zgjedhë ai se me kë të komunikojë.

 

 

Video