Kiara këshillon Luizin: ‘Mos bjer në nivelin e Oltës’. Efi për Oltën: ‘Është e pacipë, të gjitha të zezat i ka’

30 Janar 2023, 18:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi, Kiara dhe Efi

Luizi i tregoi Efit dhe Kiarës për debatin që ai pati me Oltën.

Kiara i tha Luizit që të mos bjerë në nivelin e saj dhe i cilësoi ofendimet si shumë të turpshme.

Ndërsa Efi, e cila që prej hyrjes në shtëpi nuk ka shkuar mirë me Oltën, i tha Luizit se ajo është femër e pështirë, e pacipë dhe se i ka të gjitha të zezat.

Kiara i tha Luizit që çfarëdo debati të bëjë me Oltën, vetëm familjen mos t’i prekë.

Ndërsa Luizi ngulte këmbë me idenë që nuk e ofendoi, por se thjesht shprehu mendimin e tij që ka për Oltën.

 

 

Video