
Në shtëpinë e “Big Brother Vip” mbërritën disa pyetje anonime, të cilat morën disa përgjigje pikante:
“A bën lojë të dyfishtë në përditshmëri?”, ishte pyetja anonime drejtuar Armaldos. “Jo”, tha Armaldo shkurt, pa argumentuar më shumë.
Por, cili banor e ka zhgënjyer më shumë Armaldon? “Amosi, se më ka nominuar”, tha Armaldo, këtë herë i drejtpërdrejtë.
Ndërsa për Amosi, kishte pyetje në lidhje me Dean: “A je penduar që more një hap të nxituar me Dean dhe pse?”. Amosi tha se nuk beson se ka bërë ndonjë hap të nxituar, për sa kohë e gjitha ka qenë në formë loje.
Efi më e sinqertë se kurrë.
Për Efin pyetja ishte “A të pëlqen personazhi që ke krijuar brenda “BBVA”? Efi u përgjigj me siguri: “Më pëlqen, sepse ky është personazhi që unë jam”.
“Kush është personi më kot në shtëpi për Efin?”. Ajo as u mendua fare dhe tha direkt “Olta!”.
Ndërsa Olta u përgjigj me diplomaci:
“Sa për qind është Olta vetvetja në këtë lojë?” Çuditërisht, Olta u përgjigj: “0%!”.!
“Çfarë do të të prekte më tepër: Të të tradhtonin apo të tradhtoje?” ishte pyetja drejtuar Oltës.
“Nëse është bashkëshortore dhe do të më tradhtonte ai, do të ndihesha shumë keq; nëse do të tradhtoja unë, do të kishte marrë fund marrëdhënia”, u përgjigj ajo.
Kiara gjithmonë konfuzon të tjerët
“Cila është situata që të ka ndryshuar rrjedhën e jetës?”, ishte pyetja drejtuar Kiarës. “Momenti që kam vënë këmbët në televizion”, përgjigjja që pasoi nga ana e moderatores.
“A mendon se ke rënë në dashuri?”, ishte një pyetje tjetër drejtuar Kiarës. “Deri diku”, tha Kiara.
Pyetjet drejtuar Luizit: “Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë tjetër jashtë?”. Luizi dha plot 3 alternative:
- E para, nuk e di.
- E dyta, nuk është.
- E treta, edhe nëse është, ka ikur me kohë.
E nëse jeni kuriozë se pse u nda Luizi nga partnerja me të cilën kishte një dekadë i lidhur, përgjigjja është: "Nuk ecte më".
“A ka rëndësi për ty imazhi që krijon sot në botën jashtë?” ishte një tjetër pyetje për Luizin. “Po”, u përgjigj.