Mbrëmjen e djeshme, "Vëllai i Madh" ka organizuar një lojë me banorët e "Big Brother Vip Albania", ku ata i kanë drejtuar pyetje njëri-tjetrit, ku i kanë shkruar tek dhoma e rrëfimit dhe më pas janë lexuar tek dhoma e ndenjes, pa e marr vesh se kush i kishte shkruar.
Për Luizin dhe Kiarën shumica e pyetjeve ka qenë për marrëdhënien e tyre në çift, por duket se një prej tyre ka qenë shumë "thumbuese" për këngëtarin.
Një prej pyetjeve për Luizin ishte se "Pse bën sikur nuk e di që Kiarën e pret dikush jashtë shtëpisë së Big Brother Vip?"
Luizi u përgjigj se nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por edhe nëse ka diçka, ai do kishte hequr dorë, ose do tërhiqet, pasi ai të dalë nga shtëpia.
View this post on Instagram