Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Luizi dhe Kiara janë dy nga banorët më të komentuar brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Albania". Këngëtari ia ka shprehur hapur ndjenjat e tij moderatores, por ende nuk ka marrë një konfirmim nga kjo e fundit.
Gjithsesi, kjo nuk e ka nguruar Luizin që ta puthë Kiarën çdo mëngjes kur zgjohet dhe çdo natë para se të flenë. Duket se ajo është mësuar me këtë gjë dhe mbrëmjen e djeshme dhe dje e ka vënë re direkt, pasi Luizi iku nga shtrati i saj pa e puthur.
"Uuaa pse nuk më puthe?", dëgjohet Kiara, teksa i drejtohet Luizit dhe ky i fundit kthehet duke qeshur. Nuk dihet nëse kjo gjë ka qenë e qëllimshme nga ana e Luizit, për të parë nëse a do t'i mungonte Kiarës puthja e tij.