A e menaxhon një njeri i afërt profilin e tij në Instagram? Flet vetë Luiz Ejlli dhe shuan të gjitha dyshimet

30 Janar 2023, 15:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli

Prej fillimit të edicionit të "Big Brother Vip Albania 2" në Instagram është hapur një profil me emrin "luiz.ejlli" që është rritur në mënyrë të frikshme, ku tani numëron 345 mijë ndjekës.

Por, shpesh ka patur dyshime nëse ai profil Instagrami përdorej nga njerëz të afërt të Luizit apo dikush tjetër që po e shfrytëzon famën e tij. 

Këto aludime kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme nga vetë Luizi. Gjatë një bisede, Efi po i tregonte se sa lek mund të bënte nga Instagrami dhe se dikush tjetër mund të jetë duke shfrytëzuar emrin dhe famën e tij.

Por, Luizi konfirmoi se në momentin kur është futur në "Big Brother Vip" një person i afërt i ka hapur Instagramin

BISEDA

Efi: Po ti budalla a e kupton se kush ta ka hapur ty Instagramit me emër dhe mbiemër tënd se ça po bën tani? Namin. O zemra, një Instagram që mund të ketë shumë followersa shitet me lekë.

Luizi: Por ça me i bo tani?

Efi: Po të kishe hapur, ose dikush që është jashtë të të kishte hapur një Instagram, sepse është lëk more.

Luizi: Unë kam ardhur këtu për të qenë vetvetja.

Efi: Ore shitet Instagrami, ti një herë nuk e di se sa mund të arrish të shkosh ti me followersa. E di sa lek të bën Instagrami. T’i nuk je normal.

Luizi: Por kur të dal do e hap.

Efi: Po ta ka hapur dikush tjetër dhe nuk e hap dot në emrin tënd, e kupton ça ndodh.

Luizi: Ma ka hap dikush.

Efi: Ta ka hap dikush?

Luizi: Po, sa kam hyrë këtu.

Efi: Sa ke hyrë, po shumë mirë, sepse po ta hapë dikush në emrin tënd ti nuk e hap dot më. Do bësh një 1 mbrapa, një numër a diçka tjetër.

Luizi: Po bëj një “K” moj (duke iu referuar Kiarës)

Efi: Por nuk do të besojnë që je ti.

Luizi: Po si nuk më besojnë me Kiarën.

Më tej, Luizi ironizoi se foton e parë që do hedhë në Instagram me dorën e tij, do jetë me Kiarën në pozicion gati për t'u puthur dhe me mbishkrimi "le të rrjedhi".

Video