Jori Delli rikthehet sonte në Top Channel, ja ku do ta shohim ish-banoren e "BBV2"!

14 Qershor 2024, 16:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jori Delli

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Pas lidhjes me reperin, Jori u zhvendos për të jetuar përsëri në Milano me partnerin e saj. Edhe pse ardhjet në Shqipëri i ka mjaft të shpeshta, Jori u shkëput për disa kohë nga televizioni.

E duket se kjo gjë nuk do të zgjasë më, pasi së fundmi Jori ka publikuar një Instastory, ku shkruar se sonte do të jetë në Top Channel  në orën 21:00 që korespondon me “Top Arena”, një emision i dedikuar këto muaj për Euro 2024.

"Shihemi sonte 21:00 Top Channel Albania", shkruan ajo.

 

Video