Çfarë ndodhi? Wanda Nara kërkon sërish divorcin nga Mauro Icardi!

10 July 2024, 14:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi? Wanda Nara kërkon sërish divorcin nga Mauro
Wanda Nara

Pak ditë më parë Wanda Nara theu heshtjen dhe bëri të qartë se është ndarë nga Mauro Icardi (31 vjeç).

Personazhi i famshëm i dërgoi një mesazh Luis Venturas, i cili aktualisht është në krye të A la tarde (America TV) dhe konfirmoi se lidhja e saj me futbollistin, me të cilin u martua në vitin 2014 dhe kishte dy vajza, Francesca dhe Isabella, kishte marrë fund.

“Mund t’i thuash ekipit tënd të mos flasë kaq shumë marrëzi”, ishte mesazhi i parë që Wanda i dërgoi Venturas, e mërzitur nga numri i madh i spekulimeve që anëtarët e emisionit bënë për ndarjen.

Dhe më pas erdhi konfirmimi: “Jam ndarë”.

Më pas, në një mesazh tjetër, Wanda shpjegoi pse, pavarësisht krizave, ajo vazhdoi lidhjen me Icardin.


“Për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë…”, tha ajo.



Video