Reperi i njohur pjesë e Big Brother 4? Ja çfarë thotë ai

10 Korrik 2024, 13:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cozman

Reperi i njohur Cozman është aluduar se mund të bëhet pjese e reality show si “Big Brother”, në Shqipëri apo edhe Kosovë.

Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cozman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar. Ai është i bindur që as këtë herë nuk do të marrë pjesë.

“5 oferta kam refuzuar. Big Brother Albania, Big Brother Kosova”, u shpreh Cozman.

Video