“E vogla ti do jesh gjithmonë për mua”, Xhensila Myrtezaj i dedikon këngë vajzës

26 December 2024, 09:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“E vogla ti do jesh gjithmonë për mua”, Xhensila Myrtezaj

“Du du” është kënga e re e Xhensila Myrtezajt, dhuratë Krishtlindjeje për vajzën e saj, Ajkën.

Nëpërmjet tekstit, Xhensila i shpreh dashurinë vajzës së saj: “Dua të të them, unë me këtë këngë, se ti për mua sa e gjithë bota vlen. Dua të të them sa shumë të du, e vogla ti do jesh gjithmonë për mu”.

Kënga vjen në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov.

Ndërkohë, një muaj më parë, artistja i dedikoi një këngë djalit të saj, në 1-vjetorin e lindjes. Në videoklipin e “Baby Amen”, Xhensila ndan çaste të ëmbla me djalin dhe vajzën e saj.


Video