E njohim si Xum Allushi, por a e dini emrin e tij të vërtetë të banorit të BBV?

25 December 2024, 15:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E njohim si Xum Allushi, por a e dini emrin e tij të vërtetë
Xum Allushi

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Xum Allushi, është tashmë një ndër banorët më të përfolur të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Ai iu bashkua këtij reality show më 21 dhjetor, së bashku me 15 konkurrentë të tjerë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Siç ndodh shpesh me personazhet që bëhen pjesë e një formati kaq të ndjekur, edhe Xumi ka ngjallur kureshtje për jetën e tij, si profesionale ashtu edhe private.

Një nga detajet që ka ngjallur interes të madh është emri i tij i vërtetë. Nëse deri tani ai njihej nga të gjithë si Xumi i rrjeteve sociale, pak veta e dinin se emri i tij i vërtetë është Gëzim Allushi.

Megjithatë, pseudonimi “Xum” është bërë sinonim i personalitetit të tij, duke e bërë një emër të dashur për ndjekësit e tij ndër vite.

 


Video