E "masakruan" se uli kokën përpara topit, Jul DEDA ka dy fjalë për Elseid Hysajn: Askush s’mund të të…

18 Qershor 2024, 10:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Julian Deda

Pas “kryqëzimit” që i është bërë një prej futbollistëve të Kombëtares, reagime të shumta kanë ardhur nga personazhe VIP, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre.

Bëhet fjalë për futbollistin Elseid Hysaj, ku ky i fundit u komentua ashpër nëpër rrjet pasi uli kokën para topit të kundërshtarëve në ndeshjen Shqipëri-Itali, i cili preku rrjetën.

Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga ish-finalisti i “BBV3”, Julian Deda i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it shkruan:

“Ec përpara! Askush nuk mund të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren!”.

E "masakruan" se uli kokën përpara topit, Jul DEDA ka dy

Ndërkohë kujtojmë se teksa Nicolo Barella i Italisë gjuante topin, Hysaj u pa duke ulur kokën që të mos goditej, në vend që të ndërhynte për ta ndaluar.

Kjo bëri që të bëhej objekt talljeje në rrjet, e po ashtu, të sulmohej nga tifozët, duke u detyruar të mbyllte dhe rrjetet sociale.

Megjithatë, dje ai është rikthyer në “Instagram”, duke u kërkuar falje të gjithë tifozëve për gabimin e tij.

Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rreme i trajektores”, shprehet ai.


Video