Molotovë, përplasje me policinë dhe mungesë fantazie: Çfarë ndod...
7 Tetor, 21:44Fokus
Ronela Hajati ka qenë së fundmi e ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.
Ajo ka treguar për eksperiencën në “Eurovision 2022” dhe gjithashtu ndau disa detaje rreth asaj kohe dhe se si nuk kishte marrë përkrahje nga askush.
Artistja u pyet nga Romeo dhe Donaldi nëse do të hynte në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.
“A do merrje pjesë në Big Brother”, u pyet ajo.
"Kam frikë. Jo nuk jam. Nuk e di, nuk besoj", tha Ronela.
Ajo më pas e pyeti Romeon nëse do të hynte, i cili gjithashtu u përgjigj: “Kam frikë”.
Asnjëri nga palët nuk e mohoi faktin për të pasur një eksperiencë të tillë dhe pse e kishin me frikë.