U nda nga i dashuri, futbollisti i NFL-së amerikane fiksohet keq me Dua Lipën: Eja në stadium se kam prenotuar suitën!

9 Dhjetor 2023, 18:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa


Lajmi i ndarjes së Dua Lipës nga i dashuri Romain Gavras ishte kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare postoi në rrjetet sociale numrin e telefonit, teksa qindra-mijëra mesazhe nga djem e ngacmonin tashmë si një vajzë "single".

Por një prej tyre është edhe futbollisti i NFL-së amerikane Patrick Queen. Ai duket se është fiskuar keq me Dua Lipën, pasi i ka bërë edhe ftesë publike në rrjetin social "X".

Duke kopjuar shembullin e kolegut të tij Travis Kelce i cili pati një romancë muajt e fundit me këngëtaren Taylor Swift, Queen ndoshta mendon se mund të ketë edhe ai një fat të ngjashëm.

"Tashmë kam prenotuar një suitë dhe fanellë për ty në një lojë të Ravens", shkruan Partick Queen në një postim, teksa ka bërë edhe "tag" Dua Lipën.

E ndërsa në postimin ku Dua postoi numrin, Queens e ka shpërndarë duke shkruar se kërkon numrin e saj të vërtetë.

U nda nga i dashuri, futbollisti i NFL-së amerikane fiksohet keq me Dua
Partick Queen

Video