EMRAT e rinj në “Big Brother VIP 3”, çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes konfliktuale!

9 Dhjetor 2023, 12:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Egli Tako/ Olsi Bylyku

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “Big Brother VIP 3” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.

Megjithatë, përmes këtij postimi nuk i dhanë më shumë informacione për datën apo muajin që do fillojë ky “reality show”, duke e bërë më kuriozë publikun, të cilit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të presë edhe disa ditë që të zbulohen detajet e reja. Ndërkaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë pjesë e kësaj gare.

Mediat shkruajnë se emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako.

Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime.

Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera.

Duket se dy ish-partnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre.

Video