Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej disa ditësh produksioni i Big Brother VIP Albania ka dhënë indiciet e para për nisjen e spektaklit më të ndjekur të shqiptarëve.
Ashtu siç u mësua nga promoja e publikuar, show televiziv do të nisë në muajin janar.
Megjithatë të tjera detaje mësohen; Sipas Wake Up në Top Channel, data e saktë e nisjes së spektaklit është 13 janari, pra e shtuna e dytë e vitit 2024.
Edhe këtë edicion, gjatë javës do të ketë dy spektakle prime-time.
Vox News publikoi pak ditë më parë, se shtëpia do të rimodelohet e tëra dhe në ambientet e jashtme do të ketë një xhakuzi në vend të një pishine.
Shtëpia do të ketë një oborr të madh dhe vendqëndrime të veçanta për banorët.