Ukraina diskutohet në KS, SHBA fton Rusinë në dialog

17 February 2022, 18:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina diskutohet në KS, SHBA fton Rusinë në dialog

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është mbledhur për të diskutuar mbi situatën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka ofruar që të takohet javën e ardhshme me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Përveç kësaj, Blinken thotë se SHBA po propozon një takim NATO-Rusi dhe Këshillit të Përhershëm të OSBE, në një përpjekje për të zgjidhur tensionet në kufijtë e Ukrainës "pa konflikt".

Këto takime, shton Blinken, mund të shtrojnë rrugën për një samit të liderëve kryesorë për të diskutuar shqetësimet reciproke të sigurisë.

"Si diplomatë kryesorë, ne kemi përgjegjësinë të bëjmë çdo përpjekje që diplomacia të ketë sukses dhe të mos lërë asnjë gur diplomatik pa lëvizur", thotë ai.

Blinken shton se SHBA-të besojnë se zbatimi i Marrëveshjes së Minskut është jetik për të siguruar një rrugë diplomatike përpara.

 


Video