Perëndimi: Rusia po kërkon pretekst për të sulmuar Ukrainën

17 February 2022, 16:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Perëndimi: Rusia po kërkon pretekst për të sulmuar

Ukraina dhe Perëndimi shprehin shqetësimet se Rusia po kërkon një pretekst për të nisur luftën e plotë, ose të paktën pjesërisht në Lindje të Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Ukrainës janë pyetur gjatë një konference për shtyp në Kiev nëse Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba thotë se që nga viti 2014 kanë parë provokime, akuza të pabaza dhe realitet të shtrembëruar, gjithmonë me synim vënien e përgjegjësisë mbi supet e Ukrainës për të justifikuar veprimet ruse dhe për të siguruar një pretekst shtesë për përshkallëzim.

Ai thotë se kjo është arsyeja pse ata po punojnë me të gjithë botën për të siguruar që çdo përpjekje ruse për të shtrembëruar realitetin nuk do të jetë e frytshme dhe për t'u siguruar që Ukraina është gati për çdo skenar.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss shtoi se po shohet një operacion fals dhe Rusia është agresori dhe se Perëndimi do të vazhdojë të cilësojë si agresorë, pavarësisht çdo skenari që mund të përdorë Moska për të hyrë me trupa në Ukrainë.

Rusia ka akuzuar Perëndimin për "histeri" lidhur me paralajmërimet e lëshuara se po synon pushtimin e Ukrainës.


Video