Kalon vala Omicron, një tjetër shtet evropian lehtëson masat

17 February 2022, 08:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kalon vala Omicron, një tjetër shtet evropian lehtëson masat

Gjermania ka vendosur të lehtësojë masat e vendosura për të frenuar Covid -19 gjatë katër javëve të ardhshme.

 “Ne mund të vazhdojmë përpara me më shumë besim”, tha kancelari Olaf Scholz në një konferencë për media, duke theksuar se masat kanë qenë efektive në vënien nën kontroll të pandemisë.

Ai tha se Gjermania e ka kaluar kulmin e valës së llojit Omicron të koronavirusit.

“Ne jemi pajtuar për lehtësimin gradual të shumicës së masave të koronavirusit në Gjermani, në tre faza deri në fillim të pranverës”, njoftoi Scholz.

Sipas planit, në fazën e parë do të hiqet kufiri aktual i grumbullimit deri në 10 persona. Ata që janë vaksinuar ose shëruar nga virusi do të lejohen të grumbullohen pa kufizim.

Në fazën e dytë, duke filluar nga 4 marsi, restorantet do t’u shërbejnë klientëve që janë vaksinuar, shëruar apo klientëve që posedojnë test negativ.

Baret dhe klubet do të rihapen, por do të pranohen vetëm personat e vaksinuar ose të shëruar plotësisht, por me një test negativ. Personat që janë vaksinuar me dozën e tretë përforcuese nuk do të kenë nevojë të posedojnë test negativ.

Në fazën e tretë nga 20 marsi, tha Scholz, “të gjitha masat mbrojtëse më të gjera do të hiqen nëse situata në spitale e lejon këtë”.


Video